Bojë traspirante hipoalergjike me zero VOC për sipërfaqe të brendshme

ARUM është bojë traspirante, pa aromë, e karakterizuar nga një porozitet i veçantë që garanton një përshkueshmëri të shkëlqyer të avujve ujorë dhe depozitim të ulët të pluhurit. ARUM nuk ka formaldehide dhe plastifikantë të shtuar, duke rezultuar specifike për lyerjen e ambienteve të brendshme. Formulimi i saj i siguron lehtësi në aplikim, mbulim të shkëlqyer dhe bardhësi të lartë. Opaciteti i lartë e bëjnë të përshtatshme për aplikim edhe në sipërfaqe me absorbim të ndryshëm.

I aplikueshëm në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbuese.

Hollimi:

  • Për aplikimet me pinel holloni 40-45% me ujë
  • Për aplikimet me rrul holloni 20-25% me ujë
  • Në aplikimet me airless, hollimi varion sipas pajisjes dhe presionit të ushtruar

Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.

Shpërndaje