Bojë muri e lashme për sipërfaqe të brendshme profesionale opake- tharje e shpejtë
ANTARTICA është bojë me bazë uji, e lashme (lavabile), e përshkueshme nga avujt ujorë, rezistente ndaj larjeve të përsëritura me ujë. Pa aromë, me përmbajtje të ulët të VOC, pa plastifikantë. Optimizuar për nevojat e sitit të ndërtesave të përdoruesve profesionistë:
-tharje e shpejtë me kohë të zvogëluar të mbivendosjes,
-krijon një finiturë veçanërisht fine, opake/mat, uniforme.
E aplikueshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: me rrul 15-20% me ujë; me pinel shtresa e parë 40-45% me ujë, shtresat e tjera me 30% ujë.
Shkalla e mbulimit: 9-12 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: rrul leshi ose mikrofibra, pinel, airless.