Bojë me bazë uji akril-silosaniko mbushëse super e lashme antimyk antitalga për sipërfaqe të jashtme
Është bojë kuarc me bazë uji, akril-silosaniko, riempitive, super e lashme (superlavabile) për sipërfaqe muri të jashtme antimyk, antialga. Ka rezistencë të lartë ndaj ujit, traspirante e mirë e avujve të ujit, rezistencë të lartë ndaj larjes, ndaj agjentëve atmosferikë, ndotësve dhe ambienteve tipike alkaline të sipërfaqeve në çimento dhe në përgjithësi të suvave.
E aplikueshme në:
- Suvatime të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe me natyrë të ndryshme minerale me kusht që të jenë absorbuese.
Hollimi: shtresa e parë 35-40% me ujë; 20-25 % për shtresën e dytë me pinel, 10-15% për shtresën e dytë me rrul me qime leshi.
Shkalla e mbulimit: 4-5 m2/l për finitura lisho dhe 3-4 m2/l për finitura të ashpra dhe i referohet 2 shtresave në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul me qime leshi.