Veshje murale akril-silosaniko me efekt kompakt antimyk antialga me granulometri 1,5
ACRISYL KP 1,5 është veshje murale për sipërfaqe të jashtme, me bazë lidhës akril-silosaniko, me efekt kompakt. Realizon një shtresë të ashpër, rezistente ndaj agresioneve të agjentëve atmosferikë. Falë kurbës granulometrike, shfaq fuqi të mirë mbushëse dhe maskuese, që siguron uniformimin e parregullsive të sipërfaqes. Lejon përftimin e një finiture shumë të ngjashme me atë të suvave minerale dhe mund të aplikohet aty ku shfaqet jo-homogjenitet estetik ose absorbimi të sipërfaqes. ACRISYL KP 1,5 rezulton veçanërisht i përshtatshëm për ndërhyrjet e restaurimit.
I aplikueshëm në:
- Sipërfaqe të trajtuara me veshje termike ”cappotto”.
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim. Mund të rregulloni viskozitetin e produktit duke shtuar max. 1% ujë.
Shkalla e mbulimit: 2,8 – 3,2 kg/m2 në sipërfaqe mesatarisht poroze.
Nr. i shtresave: 1.
Mjetet: mallë plastike ose inoksi.