Veshje murale akril-silosaniko antimyk antialga
Është veshje (rivestimento) muri akril-silosaniko, me efekt kompakt, antimyk, antialga, me granulometri 1,2, për sipërfaqe të jashtme, me fuqi të lartë të mbrojtjes nga uji dhe përshkueshmëri të mirë të avujve. Realizon një shtresë të ashpër me spesor të konsiderueshëm, rezistente ndaj agresioneve të agjentëve atmosferikë. Falë kurbës granulometrike, shfaq fuqi të mirë mbushëse (riempitive) dhe maskuese që synon të uniformojë parregullsitë e sipërfaqes.
E aplikueshme në:
- Sipërfaqe të trajtuara me veshje (rivestimento) termike ”cappotto”.
- Suvatime të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale me kusht që të jenë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 1.8 – 2 kg/m2 në sipërfaqe mesatarisht poroze.
Nr. i shtresave: 1
Mjetet: Mallë plastike ose mallë inoksi/çeliku.