Finiturë riempitive uniformuese akril-silosanike për sipërfaqe të jashtme antimyk antialga

ACRISYL FONDO FINITURA është produkt finiture për sipërfaqe të jashtme, i pigmentosur, me bazë dispersione akril-silosanike në ujë dhe inerte shumë riempitive. ACRISYL FONDO FINITURA përfton në dy shtresa finiturë me fuqi të lartë maskuese në parregullsitë e mundshme të sipërfaqes, që vijnë nga plasaritjet ose jo-homogjeniteti sipërfaqesor i bojrave të aplikuara. Ideal si finiturë uniformuese në sipërfaqe ku janë hequr paraprakisht shtresat e bojrave dhe veshjeve të vjetra. I papërshkueshëm nga uji dhe me traspirim ndaj avujve ujorë, finitura e ACRISYL FONDO FINITURA është e mbrojtur nga formimi i mykut dhe algave.

I aplikueshëm në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbues.

Hollimi: 20-30% me ujë.

Shkalla e mbulimit: 5-7 m2/l për shtresë në sipërfaqe mesatarisht poroze.

Nr. i shtresave: 2.

Mjetet: shtresa e parë me pinel, shtresa e dytë me pinel ose rrul.

Shpërndaje