Finiturë dekorative ultra opake për sipërfaqe të brendshme
Finiturë dekorative për arredimin dhe personalizimin e ambienteve të brendshme sipas stileve dhe tendencave më moderne. Finitura ekskluzive opake ultramatt, nga aspekti uniform dhe elegant, zgjedhja e saktë e ngjyrave, frymëzuar nga tradita artistike italiane, janë kombinimi perfekt për të përftuar ambiente ekskluzive, moderne dhe me tendencë. Fuqia e lartë mbuluese e bëjnë të lehtë për t’u aplikuar dhe pastruar. Pa aromë, pa përbërës organikë të paqëndrueshëm (VOC), pa plastifikues dhe formaldeide. Klasifikuar A+ sipas dekretit ministerial francez për cilësinë e ajrit në ambiente të brendshme.
E aplikueshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale me kusht që të jenë absorbues.
- Sipërfaqe druri të reja ose te lyera të trajtuara paraprakisht në mënyrën e duhur
- Sipërfaqe metali hekuri të trajtuara në mënyren e duhur paraprakisht;
- Sipërfaqe të xinguara, alumini dhe lidhje të lehta;
Mos aplikoni në sipërfaqe të freskëta dhe me tendencë alkaline, prisni një kohë maturimi të përshtatshme, përgjithësisht 4 javë. VËMENDJE në trajtimin e drurëve të pasur me taninë. Për të reduktuar formimin e njollave të errëta aplikoni astarin izolues UNIMARC PRIMER ANTITANNINO kod. 3080001/0019.
Shkalla e mbulimit: 10-11 m2/l për shtresë.
Hollimi: me ujë, gati për përdorim ose max. 10%.
Nr i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul, spruco.