Astar epoksid bi-komponent

Eshtë astar epoksid, antikorroziv,  me 2 komponentë për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Aderim i shkëlqyer për aplikim direkt në çelik, gizë, alumin dhe fletë të xinguara. Ka rezistencë të mirë ndaj gërryerjes dhe goditjeve të ndryshme. I reziston acideve, alkaleve, detergjentëve, yndyrnave dhe vajrave.

Mund të aplikohet si shtresë astari për lyerjen e karpenterive metalike/kapanoneve të lehta dhe të rënda, karrocerive industriale, depozita çeliku, kontejnerë metalikë, mekanikë industriale etj.

Tharja:
Pa pluhur pas 20 minutash
Pa e prekur pas 1 ore
Tharë në sipërfaqe pas 4-6 orësh
Tharë totalisht pas 24 orësh

Kataliza: 10% në peshë.

Hollimi: 0-5% me spruco me pompë airless ose me presion të lartë.

Shkalla e mbulimit: 4.5-5.5 m2/kg.

Nr. i shtresave: 1 e sfumuar dhe 1 e plotë.

Spesori për shtrese të vetme: 50-60 mikron, film i thatë.

Mjetet: Spruco pompë airless ose me presion të lartë, pinel, rrul me qime të shkurtër etj.

Shpërndaje