Veshje dekorative minerale për sipërfaqe të brendshme
Është veshje muri për sipërfaqe të brendshme, me bazë lidhës mineralë, që lejon përftimin e një finiture dekorative me pak riliev, e pasur me nuanca, e karakterizuar nga dritëhije që theksojnë kryqëzimet e pinelit, të dukshme nga luçidimi. Produkti në përdorim realizon një shtresë shumë traspirante.
E aplikueshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë minerale ose sintetike, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme që janë absorbues.
Hollimi: gati për përdorim ose maksimumi 10% me ujë.
Shkalla e mbulimit: 0,4-0,6 kg/m2 në 2 shtresa dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 2 shtresa.
Mjetet: pinel, mallë inoksi.