Finiturë dekorative me efekt velvet për sipërfaqe të brendshme
Finiturë elegante për sipërfaqe të brendshme që riprodhon efektin velvet, e pasur me hije dhe e butë në prekje, e përshtatshme si në ambiente klasike të epokës, po ashtu edhe në kontekstin modern. Lejon realizimin e kërkesave më të sofistikuara dekorative, në bazë të fantazisë dhe teknikës së aplikimit. E lehtë për t’u aplikuar, aplikohet mbi sfondin e përgatitur me DECORFOND 3880019.
E aplikueshme në sipërfaqe të brendshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme që janë absorbues.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 3-5 m2/l në dy shtresa në varësi të aspektit të dëshiruar dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 2.
Mjetet: pinel, mallë plastike/inoksi.