Finiturë dekorative për sipërfaqe të brendshme me efekt shumë-tone
Është finiturë dekorative me cilësi të lartë, për sipërfaqe të brendshme, e cila realizon ambientet e sofistikuara dhe origjinale të pallateve antike të Rilindjes. Lehtësia e aplikimit dhe gama e gjerë e ngjyrave, mundësojnë rikrijimin e atmosferës prestigjioze, duke përvetësuar sipërfaqet e brendshme të ambienteve private, studiove dhe lokaleve me përdorim tregtar. Dekorimi me DECORI CLASSICI është një sistem I integruar që kërkon aplikimin paraprak të astarit të përshtatshëm DECORFOND 3880019, me aftësinë e duhur të absorbimit dhe opacitetit, që mundësojnë lehtësi në aplikim dhe përftimin e rezultateve estetike më të mira finale.
E aplikueshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme që janë absorbues.
Hollimi: gati për përdorim ose maksimumi 10% me ujë.
Shkalla e mbulimit: 6-8 m2/l në varësi të aspektit të dëshiruar dhe I referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 1.
Mjetet: pinel dhe shpatull e veçantë në pvc.