Finiturë dekorative për sipërfaqe të brendshme me efekt metalik

Finiturë dekorative që krijon sipërfaqe shkëlqyese dhe ekskluzive, ideale në ambientet moderne,  gjithashtu i rrit vlerat edhe arredimit të stilit klasik. Për ambiente unike, të kuruar në detajet minimale. E lehtë në aplikim, siguron gjithmonë efekte dekorative të shkëlqyera dhe të këndshme në prekje. Ideale për personalizimin e sipërfaqeve të ndryshme: mure, dru, plastikë duke përcaktuar atmosferën me energji.

I aplikueshëm në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thara, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.
  • Sipërfaqe druri, laminato(truciolare), kompensata dhe të ngjashme.
  • Sipërfaqe në material plastik (PVC)

Hollimi: me ujë max 10%.

Shkalla e mbulimit: 4-6 m2/l në 2 shtresa në varësi të aspektit të dëshiruar dhe I referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr i shtresave: 2.

Mjetet: rrul qimeshkurtër, pinel, sfungjer.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje