Veshje minerale për sipërfaqe të brendshme
Është finiturë dekorative minerale për sipërfaqe të brendshme. Fenice portretizon botën klasike me një çelës modern; është tradita në kohën e tashme. Gjith’anshmëria e lartë është një nga virtytet kryesore të këtij produkti: në varësi të mënyrës së aplikuar, ndryshon, duke lënë interpretim të lirë për ata që e zgjedhin. Përshtatet mirë në tipe të ndryshme mjedisesh.
E aplikueshme në sipërfaqe të brendshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe kartonxhesi.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale me kusht që të jenë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim
Shkalla e mbulimit: 0,8-1 kg/m2 në 2 shtresa dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa për përgatitjen e bazës.
Mjetet: mallë inoksi, mallë për dekorim.