Velaturë dekorative me mikro-kristale për sipërfaqe të brendshme
Është finiturë dekorative në gjendje të krijojë një gamë të gjerë dekorimesh të personalizuara. Realizohen efekte të transparencës, të karakterizuara nga prania e mikro kristaleve me një hije delikate shumë-ngjyra. Varietetet estetike të realizueshme varen nga dhuntitë kreative dhe nga mbivendosja e teksteve dhe ngjyrave. Rezultojnë të përshtatshëm, si bazë dekorative, produktet Marcopolo, Cadoro, Bravocasa, Unimarc Smalto Murale Opaco, Rilievo, në ngjyrën e dëshiruar. Mbivendosja e velaturës MY_ART krijon efektin përfundimtar.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme që janë absorbues.
- Sipërfaqe druri, kompensatë dhe të ngjashme.
Hollimi: max 10% me ujë.
Shkalla e mbulimit: 15-20 m2/l në varësi të bazës dekorative të përdorur.
Nr. i shtresave: një ose më shumë shtresa në varësi të efektit të dëshiruar.
Mjetet: pinel.