Finiturë dekorative me efekt çimento për sipërfaqe të brendshme/jashtme
Është veshje (stuko) dekorative, akril-silosanike që lejon përftimin e sipërfaqeve me karakter solid të fortë dhe siguri tipike të çimentos “fair-face”. Lidhësi akrilik, bashkë me komponentin silosanik, i siguron CONCRET_ART kohëzgjatje të lartë sipërfaqësore, traspirim të mirë dhe rezistencë ndaj shiut. Metodat e aplikimit mundësojnë marrjen e efekteve që variojnë nga uniforma minimaliste deri tek antikja e butë.
E aplikueshme në sipërfaqe të brendshme, në:
- Suva të reja dhe të vjetra
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale, përsa kohë që janë absorbuese.
- Sipërfaqe druri, truciolare, kompensata dhe të ngjashme.
Hollimi: gati për përdorim.
Nr. i shtresave: 1-2 shtresa produkti, në varësi të efektit të kërkuar.
Shkalla e mbulimit: 0,8-1 kg/m2 në dy shtresa.
Mjetet: mallë inoksi për patinimin (rasatura) e sfondit dhe finiturës.