Velaturë dekorative për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme- me efekt kristale shumëngjyrësh
Është finiturë dekorative akril-silosanike, trasparente, e pasur me kristale reflektues. Për sipërfaqe të brendshme, efekti final varion në bazë të produktit të përdorur për sfondit , rezulton veçanërisht i përshtatshëm kombinimi me bojrat me bazë uji ose finitura dekorative të tjera, ndër të cilat Colorevivo, Bravocasa, Unimarc smalto murale, Rilievo, Marcopolo, Cadoro.
E aplikueshme në sipërfaqe të brendshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Sipërfaqe në dru, kompensata dhe të ngjashme.
E aplikueshme në sipërfaqe të jashtme në:
- Sipërfaqe të trajtuara me veshje termike “cappotto”.
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme që janë absorbues.
Hollimi: 15% max me ujë.
Shkalla e mbulimit: 12-15 m2/lt për sipërfaqe të brendshme.
Nr. i shtresave: 1 ose më shumë në varësi të efektit të dëshiruar.
Mjetet: rrul leshi me qime mesatare, tampon i parregullt.