Stuko dekorative minerale për sipërfaqe të jashtme-brendshme

Është veshje murale për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme, me bazë lidhës mineralë, që lejojnë krijimin e një finiture shumë të ngjashme me ndërtesat e vjetra në Venezia.
MARMORINO CLASSICO krijon një shtresë të trashë, rezistente ndaj kushteve të ndryshme klimaterike dhe me traspirim të lartë. Produkti është veçanërisht i përshtatshëm për ndërhyrjet dhe restaurimet edhe në ndërtesat me interes të veçantë historiko-artistik.

E aplikueshme në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Bojatisje  të vjetra me natyrë organike ose minerale, të thara, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Sipërfaqe me natyrë të ndryshme minerale, me kusht që të jenë absorbuese.

Hollimi: Gati për përdorim.

Shkalla e mbulimit: 2,5-3 kg/m2 me 2 shtresa, në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: produkti aplikohet në të paktën 2 shtresa për përgatitjen e sipërfaqes/bazës.

Mjetet: mallë inoksi, plastike, sfungjer, pinel.

Shpërndaje