Bojë dekorative silosanike me efekt antik për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme
Është një mbrojtës muri për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme, me bazë polimerë silosanikë të modifikuar dhe aditivë të veçantë që i sigurojnë produktit traspirim, rezistencë në sipërfaqe të jashtme ndaj agjentëve agresivë të atmosferës.
I aplikueshëm në sipërfaqe të lyera me produkte të linjës SCUDOSIL; në sipërfaqe të brendshme përdorni si astar DECORFOND 3880019.
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbues.
Hollimi: me ujë nga 70 në 100%.
Shkalla e mbulimit: 15-20 m2/lt për shtresë.
Nr. i shtresave: 1.
Mjetet: pinel, sfungjer, tampon ose leckë.