Mbrojtës me bazë uji për  dekorative dhe bojra muri për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme

Është llak trasparent, me bazë uji, që ofron mbrojtje për sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme,  të trajtuara me bojë dekorative, bojra me bazë uji dhe llaqe.  Formula uretane akrilike e modifikuar, krijon një shtresë të pastër mbrojtëse që ka rezistencë mekanike të shkëlqyer. Në mure të lyer me bojra me bazë uji, aplikimi i Decorfilm zvogëlon fenomenin e ndryshimit të ngjyrës, rrit rezistencen ndaj larjes me ujë. Tharje e shpejtë dhe jo-zverdhje, Decorfilm ka mbulim dhe adezion, rezistencë të shkëlqyer.

Aplikoni Decorfilm mbi sipërfaqe me efekte dekorative, bojra ose llaqe që janë kompakte, të thara dhe pa mospërputhje (incoerenze).

Hollimi: Normalisht shtresën e parë dhe të dytë hollojeni 5-15% me ujë. Për sipërfaqe shumë absorbuese, shtresën e parë hollojeni 25-30%.

Shkalla e mbulimit: 10-12 m2/l  për shtresë për sipërfaqe të buta mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: 1-2.

Mjetet: Furçë, rrul, spraj, tampone sfungjerore.

Shpërndaje