Finiturë me gjysëm-shkëlqim anti-gërryerje për sipërfaqe të jashtme
Është produkt i përshtatshëm për ngopjen dhe mbrojtjen e drurit. Zotëron fuqi të lartë penetruese, të nevojshme për mbrojtjen nga agjentët atmosferikë dhe ndotësit edhe në ambiente me kushte të vështira. Lë të paprekura variacionet natyrale strukturore të drurit. Përbërja e veçantë e MARCONOL CERATO i mundëson përftimin e finiturave riempitive dhe të papërshkueshme nga uji, ndërsa formon një film mikroporoz shumë traspirant ndaj avujve të ujit; druri i trajtuar mban të pandryshuar ekuilibrin igrometrik, duke shmangur plasaritjen e bojrave tradicionale sintetike për dru. MARCONOL CERATO përmban aditivë të veçantë absorbues të rrezeve ultraviolet dhe ngjyroset me pigmente trasparente që ngjyrosin drurin pa i fshehur damarët.
I aplikueshëm në dru në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme:
Sipërfaqe druri të reja, të vjetra dhe të lyera me parë, si ballkone, papafingo, gardhe, grila, shkallë, objekte të ndryshme. KUJDES në trajtimin e drurëve të pasur me taninë, pasi mund të shfaqen njolla të errëta.
Hollimi: Produkti është gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 4-5 m2/l në 2 shtresa në dru mesatarisht absorbues.
Nr. i shtresave: produkti aplikohet në 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul.