Mbrojtës për dru në sipërfaqe të jashtme/brendshme
Është vaj transparent, me ngjyrë që anon nga e verdha, ideal për mbrojtjen dhe rigjallërimin e çdolloj punimi në dru në sipërfaqe të jashtme ose të brendshme. Thekson tonalitetin e drurit pa maskuar damarët e tij. Mund të përdoret në vend të vajit të pastër prej liri, nga i cili ndryshon për shkak të tharjes më të shpejtë dhe ngurtësisë së sipërfaqes. I përdorur rregullisht, shmang formimin e çarjeve dhe ruan integritetin e drurit.
I aplikueshëm në dru të opakizuar në kohë, në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme, të trajtuara paraprakisht me produkte me bazë solventi ose uji.
Hollimi: Produkti është gati për përdorim ose mund të hollohet max 10 % me Acquaragia 5200010.
Shkalla e mbulimit: 15-17 m2/l për shtresë në dru mesatarisht absorbues.
Nr. i shtresave: 1
Mjetet: pinel, leckë.