Finiturë pa aromë për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme
Është nje produkt i gjeneratës së re, me bazë rezinë akrilike/alkidike në ujë, për ngopjen/mbulimin dhe finiturën e drurit në sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme.
Kur thahet, siguron mbrojtje nga rrezet UV, nga moti dhe ciklet e ngrirjes dhe shkrirjes.
Shumë traspirant, rikthen tonalitetet duke lënë të dukshëm damarët orgjinalë.
I aplikueshëm në sipërfaqe të reja ose të lyera më parë si dyert, bordet e skajshme, teksturat në përgjithësi, trarët, panelet etj. Specifikisht për dru.
Hollimi: Produkti është gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë në dru mesatarisht absorbues.
Nr. i shtresave: për aplikimin në sipërfaqe të brendshme aplikohen 2 shtresa produkti, për jashtë këshillohet aplikimi në të paktën 3 shtresa.
Mjetet: pinel, spruco.