Llak poliurethan i hollueshëm me ujë me gjysëm-shkëlqim/opake për dru në sipërfaqe të brendshme

Unimarc  Vernice Per Parquet është produkt monokomponent, i hollueshëm me ujë, për lyerjen e dyshemeve dhe punimeve në dru në sipërfaqe të brendshme. Për t’iu përgjigjur sa më mirë destinacionit të përdorimit, produkti është formuluar në mënyrë të tillë që të ofrojë lehtësi në aplikim dhe shtrirje të mirë, rezistencë ndaj agjentëve kimikë të pranishëm në çera dhe detergjentë. Produkti thahet shpejt duke reduktuar kohët e lyerjes së sipërfaqes. Filmi i thatë rezulton me ngurtësi të lartë dhe elasticitet të shkëlqyer, duke ofruar një elasticitet shkëlqyes dhe efekt gjysëm shkëlqim/opak, mat në sipërfaqen e trajtuar. Unimarc Vernice Per Parquet mund të aplikohet mbi bojë të lashme (lavabile), duke qenë se aderohet mirë, për të përmirësuar performancën e filmit.

I aplikueshëm në:

  • Punime druri të reja ose të lyera më parë në sipërfaqe të brendshme si: parket, dërrasa, panele, objekte të ndryshme ku kërkohet fortësi e lartë e sipërfaqes. VËMENDJE në trajtimin e drurit të pasur në taninë. Për të reduktuar formimin e njollave të errëta aplikoni astarin izolues UNIMARC PRIMER ANTITANNINO kod. 3080001/0019.

Hollimi: Për aplikimet me pinel dhe rrul, produkti është gati për përdorim. Në dru të ri holloni shtresën e parë 15-20%, ndërsa për shtresën e dytë përdoreni siç është.
Për aplikimet me spruco hollojeni 15% me ujë.

Shkalla e mbulimit: 5-6 m2/lt në 2 shtresa në dru mesatarisht absorbues.

Nr. i shtresave: 2 shtresa. Për të përftuar plotësi më të madhe është i këshillueshëm aplikimi i 3 shtresave.

Mjetet: pinel, spruco dhe rrul.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje