Bojë me bazë uji super e lashme akril-silosaniko mat antimyk antialga për sipërfaqe të jashtme
Acrisyl Pittura Liscia është bojë me bazë uji, antialga, akril-silosanike për sipërfaqe të jashtme me papërshkueshmëri uji të lartë, traspirante ndaj avujve ujorë dhe papërshkueshmëri e ndotësve atmosferikë dhe rezistente ndaj sipërfaqeve alkaline. Rezistente dhe në ambiente me kushte te vështira, si ambiente marine dhe industriale ose në klima të karakterizuara nga ndryshime të forta termike sezonale. Ka rezistencë të lartë në larje dhe ndaj ambientit alkalin tipik të sipërfaqeve në çimento dhe suvave në përgjithësi. Rezultatet më të mira estetike realizohen nga aplikimet në sipërfaqe shumë të rregullta, kompakte, me granulometri fine.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje (rivestimenti) me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë minerale të ndryshme përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: shtresa e parë 20-25% me ujë; shtresat pasardhëse 10-15%.
Shkalla e mbulimit: 10-12 m2/l për shtresë.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.