Bojë me silikate për sipërfaqe të jashtme
Është mbrojtës mineral, me bazë silikate potasiumi të modifikuar. I përshtatshëm për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve murale të jashtme. Lidhësi inorganik, me të cilin është formuluar MARCOSIL, ndërvepron kimikisht me sipërfaqet minerale nëpërmjet një procesi të quajtur “silicatizzazione”, duke garantuar një aderim perfekt në sipërfaqe. MARCOSIL PITTURA LISCIA i siguron sipërfaqes traspirim të lartë. MARCOSIL PITTURA LISCIA rezulton vecanërisht e përshtatshme për mbrojtjen e suvave të vjetra dhe për restaurimin e qendrave historike, dhe lejon përftimin e një aspekti estetik të këndshëm dhe të pasur me hije të buta.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra me bazë lidhësa hidraulikë.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
- Nuk aplikohet në sfonde në prani të bojrave të vjetra me natyrë organike (bojra me bazë uji lavabile ose kuarci).
Hollimi: Shtresa e I dhe e II 45-50% me ujë.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë, në sipërfaqe mesatarisht poroze.
Nr.i shtresave: 2.
Mjetet: Pinel.