Veshje murale (grafiato) me efekt kompakt antimyk antialga me granulometri 1,2 për sistemin në cappotto
MARCOTHERM COMPACT është veshje plastike me efekt uniformues të sipërfaqes. Produkti lejon përftimin e një veshjeje me spesor të lartë, në gjendje të mbrojë sipërfaqen nga agjentët atmosferikë dhe ndotësit, dhe falë lidhësit akrilik, nga i cili përbëhet, është në gjendje të durojë agresionet alkaline të vetë sipërfaqeve çimentoze.
Falë formulës së tij të veçantë të pasur me aditivë antimyk, ruan sipërfaqet e trajtuara nga formimi i mykut, algave dhe myshqeve. MARCOTHERM COMPACT mund të përdoret atje ku nevojitet fuqi e mirë mbushëse dhe maskuese e sipërfaqes pa çarje dhe shkëputje.
I aplikueshëm në:
- Sipërfaqe me veshje termike cappotto “Marcotherm”.
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 1.8-2 kg/m².
Nr.i shtresave: 1.
Mjetet: shpatull plastike.
Granulometria e mermerit: 98 % < 1.25 mm.
Dendësia mesatare e veshjes: 1 mm.