Llaç antitkurrje tixotropik me fibra të përforcuara

BETOXAN 400 është llaç i destinuar për riparimin dhe vendosjen e elementeve strukturore të ambienteve në beton që, falë aditivëve të veçantë dhe pranisë së fibrave në polipropilen ofron:

  • Rezistencë të shkëlqyer ndaj agjentëve atmosferikë dhe sistemeve të ngrirje-shkrirjes.
  • Papërshkueshmëri e lartë e ujit.
  • Vendosje shumë e mirë në sipërfaqe (beton, shtresa tullash).
  • Rezistencë e lartë mekanike ndaj ngjeshjes dhe përkuljes.
  • Lehtësi dhe shpejtësi e vendosjes në punë të finiturës.
  • Mungesë e plasaritjeve dhe e tkurrjeve.

I aplikueshëm në sipërfaqe çimentoze, për riparimin e trarëve në çimento të armuar, shtyllave, nyjeve të ngurta në parafabrikim, veshjeve strukturore edhe subjekt i vibrimeve të shkaktuara nga trafiku i mjeteve. BETOXAN 400 është produkt sfondi dhe gjithmonë duhet të mbulohet me një sistem finiture.

Hollimi: 15-16% me ujë.

Shkalla e mbulimit: 18 kg/m2 për çdo cm spesor të aplikuar.

Nr. i shtresave: 1 ose më shumë, me spesor nga 5 në 50 mm për shtresë.

Mjetet: shpatull, mallë plastike ose druri.

Shpërndaje