Astar silosanik antikripë për suva Neptunus

Është produkt me bazë polisilosan, në solvent, i përshtatshëm për ngopjen dhe konsolidimin e suvave NEPTUNUS, para lyerjes me bojrat NEPTUNUS. NEPTUNUS CONSOLIDANTE zotëron fuqi penetruese të lartë në sipërfaqe dhe ndërvepron me komponentët mineralë, duke krijuar një zonë hidrofobike që nuk lejon absorbimin e ujit dhe si pasojë daljen e kripërave dhe pluhurave.
NEPTUNUS CONSOLIDANTE, për natyrën e vet kimike, nuk modifikon traspirimin e llaçeve deumidifikuese dhe me kohën zotëron efekt të mirë konsolidues.
NEPTUNUS CONSOLIDANTE është i përshtatshëm për ngopjen hidrofobike të patinimit me llaçe deumidifikuese NEPTUNUS.
Nuk mund të aplikohet në sipërfaqe gipsi ose sipërfaqe të trajtuara me bojra sintetike. Nuk këshillohet përdorimi në beton dhe në sipërfaqe pak absorbuese në përgjithësi.

Hollimi: me Diluent Sintetik 5210011: në suva civile tradicionale holloni 40-50%; në suva deumidifikuese holloni 15-20%.

Shkalla e mbulimit: 4-4,5 m2/l.

Nr. i shtresave: 1.

Mjetet: Produkti është I aplikueshëm me pinel.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje