Finiturë transparente bi-komponente akril-urethane alifatike me bazë uji

CONTINUO TOP ART janë finitura transparente, bi-komponente, akril-urethane, me natyrë alifatike, që nuk zbehen, bazë uji, ideale për aplikim me rrul, pinel ose spruco, me efekt satin ose opak. CONTINUO TOP ART garanton karakteristika me rezistencë të lartë kimike ndaj likuideve të ftohtë dhe të nxehtë, dhe ndaj shumë substancave që përdoren normalisht në zonë banimi dhe restorante. Finiturat CONTINUO TOP ART janë të disponueshme në versionin satin dhe shumë opak. Sistemi CONTINUO është i klasifikuar A+ sipas dekretit ministerial francez për cilësinë e ajrit në ambiente të brendshme.

I aplikueshëm në:

  • Sipërfaqe të punuara me CONTINUO DECO, para astarizimit (lyerjes me astar) me CONTINUO LINK ose CONTINUO LINK ART.
  • Sipërfaqe vertikale të veshura me smalte ose bojra/llaqe.
  • Mobilje druri brenda, të reja ose të lyera më parë, si: parket, battiscopa, panele, objekte të ndryshme ku kërkohet fortësi sipërfaqësore.

Hollimi: me ujë 0.3 lt-0.4 lt.

Shkalla e mbulimit: 7-8 m2/l në dy shtresa, rreth 25 m2 për të gjithë paketimin A+B të holluar në mënyrën e duhur në 2 shtresa.

Nr. i shtresave: 2.

Mjetet: Pinel, rrul me qime mesatare, spruco normale ose airless.

Shpërndaje