Bojë me bazë uji super e lashme për sipërfaqe të brendshme

Është bojë super e lashme (superlavabile), me bazë rezinë akrilike në dispersion ujor, e përshkueshme nga avujt e ujit, me mbulim të lartë dhe fuqi të lartë maskuese të parregullsive të sipërfaqes.

E aplikueshme në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.

Hollimi: me ujë. Me furçë 35-40%; me rrul 10-20%.

Shkalla e mbulimit: 9-12 m2/l për shtresë, referuar aplikimit në sipërfaqe lisho mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: 2 shtresa.

Mjetet: furçë, rrul, pistoletë ose airless.

Shpërndaje