Bojë me bazë uji  super e lashme për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme me efekt gjysëm-shkëlqim

Është bojë superlavabile, ideale për lyerjen e mureve jashtë dhe brenda, ku kërkohet një nivel i lartë i finiturës dhe pastrueshmëri e sipërfaqes. Lidhësi përbëhet nga një kopolimer vinil-versatik, rezistent ndaj alkalinitetit të suvasë, që i siguron produktit rezistencë të shkëlqyer në larje, i hiqen njollat lehtësisht. Produkti ka mbulim të shkëlqyer dhe bardhësi të mirë. UNO rezulton i lehtë në aplikim dhe ka shtrirje të mirë.

I aplikueshëm në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni brenda.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.

Hollimi: shtresa e parë 40-50% me ujë; shtresat pasardhëse 30-35%.

Shkalla e mbulimit: 9-12 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimeve në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.

Shpërndaje