Bojë me bazë uji traspirante për sipërfaqe të brendshme me bardhësi të lartë
Është bojë traspirante, me bazë rezinë vinilike në dispersion ujor, me mbulim të lartë. Prania e karbonateve të përzgjedhur, lejon realizimin e finiturave veçanërisht të bardha opake dhe uniforme. ALBUS është e lehtë për t‘u aplikuar.
E aplikueshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale për sa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: shtresa e parë 50% me ujë; shtresat pasardhëse 30-40%.
Shkalla e mbulimit: 9-12 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimeve në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.