Bojë traspirante hipoalergjike me zero VOC për sipërfaqe të brendshme
ARUM është bojë traspirante, pa aromë, e karakterizuar nga një porozitet i veçantë që garanton një përshkueshmëri të shkëlqyer të avujve ujorë dhe depozitim të ulët të pluhurit. ARUM nuk ka formaldehide dhe plastifikantë të shtuar, duke rezultuar specifike për lyerjen e ambienteve të brendshme. Formulimi i saj i siguron lehtësi në aplikim, mbulim të shkëlqyer dhe bardhësi të lartë. Opaciteti i lartë e bëjnë të përshtatshme për aplikim edhe në sipërfaqe me absorbim të ndryshëm.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi:
- Për aplikimet me pinel holloni 40-45% me ujë
- Për aplikimet me rrul holloni 20-25% me ujë
- Në aplikimet me airless, hollimi varion sipas pajisjes dhe presionit të ushtruar
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.