Bojë traspirante me mbulim shumë të mirë për sipërfaqe të brendshme

MAESTRO është bojë traspirante, me mbulim të lartë, për lyerjen e mureve të brendshme. Rezina vinilike nga e cila përbëhet, i siguron produktit rezistencë ndaj alkaleve dhe rezistencë të mirë ndaj fërkimit. MAESTRO është bojë me bazë uji e formuluar për përdorim profesional dhe zotëron karakteristika  të mbulimit të lartë, aplikim i lehtë, shtrirje e mirë dhe për më tepër i transferon sipërfaqes një aspekt opak/mat dhe uniform edhe në praninë e sipërfaqeve me absorbime të ndryshme.

I aplikueshëm në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbues.

Hollimi: shtresa e parë 35-40% me ujë; shtresat pasardhëse 30%.

Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimeve në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2.

Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.

Shpërndaje