Bojë kuarc mbushëse (riempitivo) për sipërfaqe të jashtme
Është bojë kuarc, me bazë rezinë akrilike dhe komponentë silicë, me fuqi shumë të mirë mbuluese dhe ofron maskimin e parregullsive të sipërfaqeve. HIDROQUARZI mbron në mënyrë efikase sipërfaqet nga agresionet e agjentëve atmosferikë dhe ndotësit.
Mund të aplikohet në:
- Suvatime të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje murale me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Sipërfaqe me natyrë të ndryshme minerale, me kusht që të jenë absorbuese.
Hollimi: me ujë. Me pinel 25-30%; me rrul me qime leshi 5%.
Shkalla e mbulimit: 2 – 2.5 m²/kg me 2 shtresa për sipërfaqe të lëmuar dhe 1.5 – 2 m²/kg për finitura mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul me qime leshi.