Astar izolues me solvent
Është produkt për ngopjen dhe konsolidimin e sipërfaqeve murale, i përshtatshëm për ciklet e bojatisjeve brenda dhe jashtë. ISOMARC ka fuqi të lartë penetruese. ISOMARC ofron një sipërfaqe ideale për vendosjen e shtresave pasardhëse të bojës, duke i izoluar nga ambienti alkalin i sipërfaqeve në çimento dhe të ngjashme.
I aplikueshëm në:
- Suva të vjetra dhe të reja.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale për sa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: GATI PËR PËRDORIM. Vetëm në sipërfaqe pak absorbuese mund të hollohet deri në një maksimum prej 20% me Diluente Sintetico 5210011.
Shkalla e mbulimit: 7-9 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimeve në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: aplikohen 1-2 shtresa e njomë mbi e njomë.
Mjetet: pinel, rrul, spruco.