Finiturë epokside bi-komponente me bazë uji  për dysheme në çimento dhe qeramikë

Finiturë bi-komponente, me spesor të ulët, ideale për lyerjen e dyshemeve në çimento dhe sipërfaqeve qeramike të magazinave, fabrikave dhe ambienteve që kërkojnë fortësi të lartë sipërfaqësore, rezistencë ndaj gërryerjes dhe fërkimit të peshave të kamionëve. Rezistencë e lartë ndaj detergjentëve dhe higjienizuesve, vajrave dhe yndyrnave.

E aplikueshme në:

  • Sipërfaqe çimentoje të reja ose të lyera.
  • Suva gëlqereje dhe çimento.
  • Sipërfaqe qeramike horizontale dhe vertikale.

Hollimi: Holloni me ujë përzierjen e përftuar (A+B) ne masën 20% për shtresën e parë, 10% për shtresën e dytë.

Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i Shtresave: 2 shtresa. Raporti i katalizës në volum: 1,6 pjesë nga komponenti A + 1 pjesë nga komponenti B.

Mjetet: pinel, rrul.

Shpërndaje