Smalto me bazë uji bi-komponent për rinovimin e pllakave dhe sipërfaqe të shumta të brendshme

Finiturë bi-komponente për shumë sipërfaqe, ideale në pllaka, kuti dushi dhe lavamanë, elemente metalike, laminate, mobilje dhe aksesorë arredimi. Realizon finiturë me gjysëm-shkëlqim, uniforme dhe ekstremisht rezistente ndaj gërvishtjeve dhe shkeljeve me këmbë. Finiturë e përshtatshme për lyerjen e garazheve të makinave dhe garazheve private. Përbërja epokside, i jep rezistencë të lartë kimike ndaj detergjentëve normalë shtëpiakë.

E aplikueshme në sipërfaqe të brendshme, në:

  • Suva gëlqereje dhe çimento
  • Sipërfaqe qeramike
  • Sanitare
  • Laminate
  • Sipërfaqe metalike
  • Lëndë (Materie) plastike
  • Dru

Hollimi: Holloni me ujë përzierjen e përftuar (A+B): 10% për aplikimet me pinel dhe rrul; 30% për aplikimet me spruco.

Shkalla e mbulimit: 10-12 m2/l për shtresë dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: 2.

Mjetet: pinel, rrul me qime të shkurtra, rrul me sfungjer extrafine, spruco.

Shpërndaje